Cassano transferohet në Shqipëri? (Foto)

Antonio Cassano, sulmuesi i njohur italian, mund të transferohet gjatë janarit në Shqipëri.

E pabesueshme, por e vërtetë. Sulmuesi i njohur italian, Antonio Cassano, është në bisedime me drejtuesit e skuadrës nga Vlora, Flamurtarit, shkruan “Panorama Sport”.

Cassano, i cili është pjesë e skuadrës italiane, Sampdoria, ndodhet në Tiranë, derisa gjatë ditës pritet ta vizitojë Vlorën.

Ish-reprezentuesi i Italisë gjatë karrierës ka luajtur për skuadra të mëdha si: Real Madrid, Inter, Roma dhe Milan.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë