Ish-kapiteni i Feronikelit, Lapidar Lladrovci, është përforcimi më i ri i skuadrës së Besës nga Peja. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti për emisionin “Arena” në Tribuna Channel.
“Jam dakorduar me trajnerin Gani Sejdiu që ti bashkohem atij tek Besa e Pejës. Në javën e ardhshme pritet të bëjë edhe prezantimin”, deklaroi Lladrovci.
Për shërbimet e ish mbrojtësit të Feronikelit ishin dy skuadra nga Shqipëria dhe tri të tjera nga Kosova, por trajneri Gani Sejdiu mësohet të jetë faktori kyç për transferimin e tij tek Besa.