Wenger ka disa fjalë për penalltinë e Granit Xhakës (VIDEO)

Arsene Wenger i ka dal në mbrojtje mesfushorit shqiptar Granit Xhaka.

Sipas trajnerit francez, ndërhyrja e Xhakës brenda zonës së rreptësisë nuk ishte për penalti duke thënë se ishte një vendim jo i drejtë i gjyqtarit kryesor.

“Nuk ishte penalti ose nëse ishte atëherë ishte ndërhyrje jo e rregullt edhe në Bellerinin. Shtyrja nga Xhaka ishte më e dobët se ajo që kundërshtari bëri në golin e tretë”, u shpreh Wenger.

Xhaka shkaktoi penallti duke i dhënë mundësi Bournemouthit për të dyfishuar epërsinë në 2-0, ndërsa takimi përfundoi me rezultat 3:3.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë