Këto janë stadiumet pa emër në elitën e futbollit kosovar (FOTO)

Problemet me pronësinë e stadiumeve në Kosovë nuk janë problemi i vetëm që ballafaqohen klubet në vend. Disa prej impianteve kryesore që shfrytëzohen nga skuadrat e elitës së futbollit kosovar nuk kanë as emra, shkruan Gazetasheshi.com.

Dy rivalët e qytetit të Gjilanit, Drita dhe Gjilani shfrytëzojnë të njejtin impiant për ti zhvilluar ndeshjet e tyre dhe rrjedhimisht dy përdorim dy emra për ta titulluar stadiumin. Derisa bardh e kaltërit përdorim emrin e ikonës së tyre “Selami Osmani – Bezi”, kuq e bardhët lajmërojnë se ndeshjet do i zhvillojnë në “Agim Ramadani – Katana”, përcjellë Sheshi. Zyrtarisht stadiumi është në pronësi të Komunës dhe nuk ka emër, pos që quhet “Stadiumi i Qytetit” në Gjilan.

Prishtina dhe Hajvalia janë po ashtu dy skuadra të tjera që luajnë në impiante ma emra. Përderisa Prishtina shfrytëzon stadiumin e qytetit, Hajvalia zhvillon ndeshjet në stadiumin e Kizhnicës, që gjithashtu nuk ka ndonjë emër specifik.

Më poshtë Gazetasheshi.com transmeton emrat e të gjithë stadiumeve të elitës së futbollit kosovar:

Trepça ’89“Riza Lushta”
Llapi“Zahir Pajaziti”
Prishtina“Stadiumi i Qytetit”
Feronikeli“Rexhep Rexhepi”
Besa“Shahin Haxhiislami”
Gjilani“Stadiumi i Qytetit”
Liria“Përparim Thaçi”
Drenica“Bajram Aliu”
Ferizaj“Ismet Shabani”
Drita“Stadiumi i Qytetit”
Trepca“Adem Jashari”
Hajvalia“Stadiumi i Kizhinices”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë