EKSKLUZIVE: Ministria e Sportit ‘rrëzon’ kryetarin e FVK-së, Abedin Ibrahimin

Abedin Ibrahimi është zgjedhur kryetar i Federatës së futbollit të Kosovës me 3 dhjetor 2016 si dhe janë zgjedhur edhe strukturat udhëheqëse të FVK-së, shkruan Infokusi.com.

Por, të gjitha këto janë bërë në mënyrë të jashtëligjshme ku është shkelur statuti dhe Kuvendi duhet të rikthehet në pikën zero.

Ky është vlerësimi i Bislim Bislimit, udhëheqës i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit në Departamentin Ligjor dhe Mehdi Uka, zyrtar ligjor në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të dy, kanë bërë interpretimin e tyre pas kërkesës që kanë marr nga disa delegatë të Kuvendit të FVK-së, kërkesë që është nisur nga Abedin Mehani, kryetar i klubit të Drenasit.

Kështu, interpretimi i është dërguar sekretarit të MKRS-së, Veton Firzit dhe drejtorit të Departamentit Ligjor, Feim Hoxhës nga të cilët duhet të nënshkruhet.

Po ashtu, këtë interpretim e ka marrë edhe ministri, Kujtim Shala, shkruan Infokusi.com.

Zyrtarët që e kanë bërë interpretimin kanë dhënë edhe katër rekomandime që duhet të respektohet shumë shpejt nga Departamenti i Sportit, i cili duhet ta obligoi Federatën e volejbollit që ta thërret sa më shpejt Kuvendin Zgjedhor.

Infokusi.com e ka siguruar interpretimin e plotë të cilin mund ta shiheni në fotografitë e mëposhtme./Infokusi.com/

1

2

3

4

5

6

7

8

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë