Vlora Çitaku në ‘krahët’ e trajnerit të Superligës (FOTO)

Trajneri më i trofeshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani, si duket po i kalon ashtu siç është më së miri pushimet dimërore, shkruan Infokusi.com.

Pasi e mbylli vjeshtën me Feronikelin në vendin e katërt, që nga 22 dhjetori e deri em 4 janar, ‘Nikli’ është në pushim dhe Tovërlani po e shfrytëzon këtë që të takoi edhe miqtë e tij më të mirë.

Në një fotografi të postuar nga trajneri prishtinas, shihet edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku dhe një mik i Tovërlanit, shkruan Infokusi.com.

“Me ambasadoren dhe mikun tim”, ka shkruar Tovërlani në ‘Fcebook’.

Nuk dihet saktë se çka i lidh Tovërlanin dhe Çitakun, por nëse shikohet fitoja, shihet se duken shumë të afërt./Infokusi.com/

screenshot_2

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë