Superylli i Kosovës në futboll, Milot Rashica, ka vizituar sot familjen Haradinaj në Gllogjan.
Ai ka nderuar të rënët për liri të familjes Haradinaj.
Futbollisti i Vitesses në Holandë ka postuar një fotografi në Facebook bashkë me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Në fotografi Haradinaj shihet me fanellën e Kosovës me numrin shtatë të cilën e bartë futbollisti i talentuar në përfaqësuesen e Kosovës.