Cristiano Ronaldo dëshiron të pensionohet në moshën 41 vjeçare
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, pas nënshkrimit të kontratës së re me “Los Blancos”, bëri të ditur se dëshiron të luajë futboll deri në moshën 41 vjeçare, kur edhe do t’i varë përgjithmonë atletet e tij, shkruan Gazeta Express.
Të paktë janë ata lojtarë që pensionohen në këtë moshë apo edhe që luajnë në nivele më të larta deri në moshën 40 vjeçare. Kjo ambicie e Ronaldos (31 vjeçar) ende është shumë larg për t’u përmbushur.
Ja disa lojtarë të cilët nuk i varën atletet e tyre deri në moshën 40 vjeçare, dhe mund të jenë model për Cristiano Ronaldon. /Express/
Paolo Maldini – Mbrojtësi italian u pensionua te Milani në moshën 41 vjeçare, i cili luajti nga viti 1985 deri më 2009.

Francesco Totti – Italiani është 40 vjeçar dhe vazhdon të jetë kapiten i Romës, por nuk po luan edhe shumë këtë edicion.

Rivaldo – Braziliani u pensionua në moshën 43 vjeçare pasi bëri afër 600 paraqitje për 15 klube për më shumë se 20 vite karrierë.

Ryan Giggs – Ai ishte 40 vjeçar kur u pensionua nga futbolli i luajtur, pas 22 vjetëve me fanellën e Manchester United.

Javier Zanetti – Ai luajti më shumë se 1,000 ndeshje në karrierë, përfshirë këtu edhe ndeshje jozyrtare. Ai u pensionua në Inter në moshën 41 vjeçar, klub ky që e nderoi argjentinasin duke pensionuar edhe numrin e tij (4).

Romário – Sulmuesi brazilian tani është Senator në Rio de Janeiro, i cili shënoi qindra gola në karrierën e tij para se të pensionohej në moshën 42 vjeçare.

Kevin Phillips – Pas 20 viteve në fushë, sulmuesi u pensionua në Leicester City në moshën 40 vjeçare.

Roger Milla – Ai u bë golashënuesi më i vjetër në histori të Kupës së Botës kur shënoi për Kamerunin në moshën 42 vjeçare në Kampionatin e vitit 1994. Milla u pensionua në moshën 44 vjeçare.

Teddy Sheringham – Sulmeusi anglez u pensionua në 42 vjeçare pas sezonit me Colchester United.

Andy Legg – Ai u pensionua në moshën 42 vjeçare në Llanelli, por pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Swansea City dhe Cardiff City.
