Janë zhvilluar ndeshjet e para të 1/8 të finales të Kupës së Kosovës në futsall. Ndërkohë, ajo që bie në sy është fitorja rekord e Feniksit.
Skuadra nga Drenasi ka triumfuar 26:3 ndaj ekipit FC Fida Com që garon në Ligën e Parë, shkruan Gazetasheshi.com.
Kujtojmë se Feniksi është kampion në fuqi i Kosovës dhe lider i pjesës së parë të kampionatit.