Real Madrid kampion i Botës (Video)

Real Madrid ka fituar Kupën e Botës për Klube. Hero i Los Blancos ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi tre gola.

Skuadra e Real Madridit ka fituar finalen ndaj Kashimas me rezultat 4:2, pas kohës shtesë, për tu shpallur kampion i ri i Botës për klube.

Los Blansoc ka kaluan në epërsi qysh në minutën e tetë nëpërmjet Karim Benzemas. Por, skuadra japoneze befasoi ekipin e Ziedine Zidanit duke kaluar në avantazh 1:2 me dy golat e Gaku Shibasaki (44 dhe 52).

Por, Cristiano Ronaldo nuk lejoi befasi dhe barazoi rezultatin në 2:2, në minutën e 60, duke e quar ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime, Los Blancos shënuan edhe dy gola nëpërmjet Cristiano Ronaodos (97 dhe 104), duke siguruar trofeun e Kupës së Botës për Klube.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë