Lajm fantastik për Realin, i kthehet një yll (Foto)

 

Sergio Ramos është kthyer në stërvitje me Realin dhe do të luaj në finale të Kupës së Botës për Klube

Real Madrid ka marrë një lajm fantastik para ndeshjes finale të Kupës së Botës për klube kundër Kashima, pasi Sergio Ramos është kthyer në stërvitje me skuadrën dhe është i gatshëm për të luajtur.

Kapiteni mungoi në ndeshjen gjysmëfinale kundër Club America për shkak të një lëndimi, por tashmë është gati për të luajtur. Jashtë për këtë ndeshje ka mbetur Pepe.

Kujtojmë se ndeshja finale ndërmjet Kashima dhe Real Madrid do të zhvillohet nëse e diel me fillim nga ora 11:30. /Express/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë