Berisha flet pasi hyri në histori të Australisë (Video)

Besart Berisha është shumë i lumtur që shënoi golin e fitores kundër Melbourne City

Sulmuesi i Melbourne Victory, Besart Berisha ka shënuar golin e fitores 1:2 në derbin ndaj melbourne City.

Ky gol i Berishës ka hyrë në histori të futbollist australian, pasi barazoi rekordin e Archie Thomson me 90 gola të shënuara.

“Unë po ndjehem shumë, shumë i lumtur pasi ne fituam. Është fitorja e parë në derbi pas një kohë të gjatë”, tha fillimisht Berisha për Fox Sport.

“Kisha disa raste në pjesën e parë, por nuk shënova dhe për një moment mendova. O zot nuk do të shënoj më asnjë gol, çfarë jam duke bërë”, vazhdoi ai.

“Por, gjatë pushimit të pjesës së parë thash me vete, ‘vazhdo Bes edhe një rast dhe do të shënosh’. Është ndjenjë e jashtëzakonshme”.


Besart Berisha goal in Melbourne City vs… by allfoot

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë