Çfarë konkurrence te Feronikeli, kjo po ndodhë për herë të parë (FOTO)

Feronikeli në dy vitet e fundit ka treguar një stabilitet në skuadër duke ruajtur lojtarët kryesor dhe në ndërkohë në çdo afat kalimtarë ka transferuar ajkën e futbollistëve, shkruan Infokusi.com.

Konkurrenca në skuadrën nga Drenasi që po drejtohet nga Afrim Tovërlani është e madhe, sidomos në sulm pas transferimit të Labinot Osmanit.

Blerand Kurtishaj, Mevlan Zeka, Mendurim Hoti, Mark Milicaj, Përparim Livoreka dhe Labinot Osmanit, do të luftojnë për katër pozitat e fazës ofanzive që i bie se dikush do të mbetet në bankinë, pasi për të gjithë nuk ka vend.

Asnjëherë Feronikeli nuk ka pasur sulmues më të rrezikshëm se sa në këtë sezon.

Gjithsesi, ‘Toki’ si një mjeshtër i dëshmuar, do të dijë se si të veprojë në këtë situatë./Infokusi.com/

15541336_566306390227772_4299912486471240176_n

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë