​Lajm i mirë për skuadrën e Chapecoenses

Rikthimi i një prej futbollistëve të mbijetuar nga tragjedia që thuajse e shfarosi skuadrën e Chapecoense është cilësuar si goli i parë nga 4 të tillë që duhet t’i shënojë skuadra braziliane

Portieri Jackson Folman nuk ishte në mesin e 71 personave të vdekur, në aksidentit ajrorë.

Ky i fundit u rikthye për herë të parë në Brazil pas aksidentit dhe u dërgua në një spital të Sao Paulos për trajtim të mëtejshëm.

Portieri rezervë i Chapecoense po udhëtonte me ekipin për ndeshjen më të rëndësishme të historisë finalen e Copa Sudamericana, por avioni u rrëzua për mungesë karburanti.

“Tani për tani ne po festojmë golin e parë, por duhet të fitojmë 4-0. Kur të rikthejmë 4 të mbijetuar në shtëpi nga 6 në total, pra 3 lojtarët dhe gazetarin Rafael Henzel, atëherë vërtet që kemi fituar”, tha doktori i skuadrës së Chapecoense, Markos Andre.

Kujtojmë se Folman ka një këmbë të amputuar dhe dëmtime të tjera trupore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë