​Ja 11 shtetet që refuzuan të votojnë Ronaldon

Cristiano Ronaldo mbrëmë fitoi Topin e Artë, të cilin çmim e ndan France Football

France Football kishte kërkuar nga 173 gazetarë nga e mbarë bota që të votojnë për fituesin e Topit të Artë 2016, të cilin tashmë e ka fituar Cristiano Ronaldo.

Ata kanë dhënë nga 5 pikë për të parin, tre pikë për futbollistin e dytë dhe 1 pikë për vendin e tretë, ndërsa nga këto vota Ronaldo mori 745 pikë, ndërsa kundërshtari i tij më i madh Leo Messi vetëm 316.

Por, jo të gjithë këta 173 gazetarë votuan për Ronaldon, pasi 11 gazetarë të 11 shteteve të ndryshme refuzuan portugezin.,

Shtete që refuzuan Ronaldon janë Uruguai, Turkmenistan, Swaziland, Namibia, Rumania, Libia, Irani, Central African Republic, Bolivia, Cape Verde dhe Andorra.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë