Trepça ’89 me trajner të ri? (FOTO)

Veton Çitaku nuk do ta drejtojë Trepçën ’89 edhe në stinorin pranveror të Vala Superligës, pasi rregullorja e FFK-së, nuk ia lejon dy poste në të njëjtën kohë. Ai është trajner edhe tek grupmoshat e reja të Përfaqësueses së Kosovës.

Për këtë arsye, Gazeta Olle mëson se drejtuesit e klubit mitrovicas po shqyrtojnë mundësitë për të gjetur pasardhësin e Çitakut, i cili pritet të vije pikërisht nga 89-shi.

Është Sabit Osmani, krahu i djathtë i Çitakut (deri tani ndihmëstrajner) që është në opsion për numrin një të bankinës mitrovicase. Problemi tek ai qëndron pasi nuk pa licencë A, mirëpo për këtë mund ai ka gjasa të pajiset gjatë dimrit në Shqipëri.

Trepça ’89 është kampione e vjeshtës, dhe njëra nga favoritet kryesore për ta fituar titullin.

sabitosmani

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë