Maqedoni: Deri në orën 10, dalja në votime 9.49%, thotë KSHZ-ja
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka njoftuar se deri në orën 10, dalja në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni ka qenë 9.49 për qind.
Pjesëmarrje më e lartë është regjistruar në njësinë e tretë zgjedhore prej 11.36 për qind dhe më e ulët në njësinë e gjashtë zgjedhore, që përfshinë zonat e banuara me shqiptarë, edhe atë prej 5.10 për qind.
Kryetari i KSHZ-së, Alekansdar Çiçakovski, tha se procesi zgjedhor kryesisht po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe demokratike.
Sipas tij, ka pasur disa ankesa nga qytetarë që nuk kanë mundur të gjejnë emrat e tyre në regjistrat zgjedhorë, ankesa këto që do të shqyrtohen sa më shpejt që të jetë e mundur që edhe ata të realizojnë të drejtën e votës.