Kapiteni i Drenicës kujton shokun e tij për ditëlindje: Më mungove shoku im (FOTO)
Kapiteni i Drenicës, Sami Geci, të shtunën ka festuar ditëlindjen e 42-të, duke qenë kështu një rekordmen absolut në futbollin e Kosovës, që pavarësisht moshës që ka, ai vazhdon të luaj në nivelin më të lartë të futbollit kosovar, shkruan Infokusi.com.
Por, ditëlindja e 42-të, për Gecin nuk ka qenë e mirë dhe një gjë të tillë e ka pohuar në ‘Facebook.
Para një muaji ai humbi shokun më të mirë, Tahir Çitakun, i cili vdiq pas një sulmi në zemër.
Çitaku ishte i pandashëm me Gecin dhe pothuajse në çdo ndeshje, ai shkonte për ta parë Drenicën dhe të dy ishin edhe koleg në Policinë e Kosovës.
Ndryshe, Çitaku ishte një person shumë i dashur dhe i respektuar nga të gjithë në Skenderaj dhe njihej edhe si tifoz i flaktë i Drenicës.
Më poshtë mund ta shihni mesazhin emocionues të Sami Gecit për shokun e tij të jetës, Tahir Çitakun./Infokusi.com/
Ja postimi i Sami Gecit
Sot ditelindja ime ishte Bardh e zi sepse mungove ti,sot pranova me qindra urime nga me te ndryshmet nga shoket e mi dhe shoket e tu te cilet i kemi pasur te perbashket si gjithmon ku I falenderoj shumë nga zemra ku edhe njeher me bën te ndihem krenar qe jam pjesë e kësaj shoqerie.Por ne ketë ditelindje me mungoj nje mesazh urimi,me mungoj nje zë qe isha mesuar ta ndegjoj këte ditë,me mungoj prania jote me mungove TI SHOKU IM.