Kampioni në fuqi, Feronikeli po vazhdon me seanca stërvitore në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Në stërvitjen e fundit i pranishëm është parë edhe ish-kryetari i komunës, Nexhat Demaku, raporton DrenicaOnline.
Zyrtarët e klubit thonë se Feronikeli pushimin e gjatë dimëror do ta vazhdoj me stërvitje dhe ndeshje miqësore.
Kësisoj, të shtunën nga ora 13:00 në qendrën stërvitore me bari sintetik në Drenas, skuadra e zhvillon ndeshjen e parë miqësore me skuadrën e Llapushnikut KF Gryka./DrenicaOnline/
Pelqejeni faqen DrenicaOnline në Facebook per t’u njohur në kohë reale me informacione: https://www.facebook.com/drenicaonline/