Kosova në fundjavë nis rrugëtimin për Botërorin “Kinë 2019”

qqqqqqqqqqqqq

Këtë fundjavë në Pragë do të hedhen shortet për garat e kombëtareve për vitin 2017, përveç Eurobasketit të meshkujve, për të cilin shorti është hedhur në Stamboll.

Për Kosovën shorti më interesant është ai i parakualifikimeve për Kupën e Botës 2019, që mbahet në Kinë. Sipas sistemit të ri të garave të FIBA-s, shtetet që nuk marrin pjesë në Eurobasket do të zhvillojnë para kualifikime në gusht të vitit të ardhshëm dhe tetë ekipet më të mira nga ajo fazë e garave, bashkë me 24 ekipet pjesëmarrëse në Eurobasket do të zhvillojnë kualifikime për Kupë të Botës.

Në parakualifikime, ekipet do të ndahen në grupe me nga katër ekipe, kurse kundërshtarë potencialë të Kosovës janë:

Shqipëria, Armenia, Austria, Bjellorusia, BeH, Bullgaria, Estonia, Kosova, Maqedonia, Portugalia, Holanda,  Sllovakia dhe Suedia.

Pas shortit, grupet do ti kenë nga katër ekipe dhe do të zhvillohen nga gjashtë ndeshje (secili me secilin në formatin vajtje – ardhje) në periudhën nga 2 deri 19 gusht 2017.

Tetë ekipet më të mira të parakualifikimeve do të vazhdojnë garat në kualifikime për Kupën e Botës Kina 2019, që fillojnë në nëntor 2017 dhe zhvillohen në termine të përcaktuara nga FIBA për ndeshje zyrtare dhe kualifikuese.

Në ceremoninë e hedhjes së shortit në Pragë do të marrin pjesë edhe një delegacioni FBK-së, i prirë nga Kryetari Erolld Belegu.

Në Pragë këtë fundjavë hedhet edhe shorti për kampionatet evropiane të kategorive të reja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë