Albëria uron Anxhelinën: T’kam vajzë, shoqe, motër

545Vajza e vogël e familjes Hadërgjonaj, Anxhelina, feston sot ditëlindjen.

Ajo bën sot 24 vjeç dhe nuk kishte se si të mungonte urimi i nënës e saj, Albërie Hadërgjonajt, e cila ka zgjedhur ta urojë të bijën nëpërmjet një dedikimi në Instagram.

“Është një ditë kur ulem para Zotit ta falënderoj. E falënderoj për çdo ditë e çdo sekondë që të solli në jetën time dhe të Agnesës! Ti je dashuria e familjes”.

Por Albëria nuk e ka mbyllur me kaq urimin e saj. “Sot është dita e lindjes tënde dhe unë si nënë me zemër të uroj një vit plot shëndet e sukses, ashtu siç të dëshiron zemra”. Më pas, ajo shton: “Oh, se gati thashë që je e vogla dhe e përkëdhelura e familjes. Koha jote mbaroi, tani është Elektra dashuria”.

E në fund, këngëtarja e ka mbyllur urimin duke falënderuar të bijën që i ka qëndruar pranë: “Faleminderit që je një vajzë, një motër, një kushërirë, një shoqe e mrekullueshme! Zoti qoftë me ty!”.

Edhe ne i bashkohemi urimit të Albëries për Anxhelinën, duke i uruar edhe 100 vite të lumtura.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë