Kallashi prish raportet me Xhesikën, kërcënimet deri në ato me armë (Foto)

kall_1480597241-5625882Shoqëria e Kallashit dhe Xhesika Ndojës duket se ka pësuar një tronditje. Nuk bëhet fjalë për ndonjë zënkë apo sherr mes këngëtareve, por për një tradhëti konkrete.

Kallashi ka filluar një miqësi të ngrohtë me Gugun, që është një ndër “armiket” e Xhesika Ndojës. Mos pëlqimi për njëra-tjetrën erdhi në momentin kur Xhesika deklaroi se Gugu është lidhur me ish të dashurin e saj, një biznesmen nga Maqedonia. Konflikti u thellua kur Gugu deklaroi se Xhesika ka qëndruar me biznesmenin vetëm sepse ai e mbante me lekë.

Më pas Xhesika deklaroi, kur promovoi bashkëpunimin me Kallashin për këngën “Shoqe Bitch”, se ajo e kishte lënë të dashurin e Gugut dhe ish-in e saj sepse tashmë i kishin mbaruar të gjitha lekët. Me pas do të kishim heshtje dhe duket se mos pëlqimi mes vajzave, do të harrohej dhe se miqësia mes Xhesikës dhe Kallashit vijonte më së miri edhe pse të dyja vajzat nuk kanë publikuar foto bashkë prej kohësh.

Por ajo që do të deklarohej vetëm pak orë më parë në profilin e Kallashit në Instagram, na bën të mendojmë për një ftohje të marrëdhënies së saj me Xhesikën. Kallashi ka publikuar një foto të Gugut duke shkruar: “My love gugu”. Ky postim vjen si përgjigje ndaj një postimi më të hershëm të Gugut ku shkruan: “ Work avash avash, love your style. Donjeta, kallashi, BeBa të dua”.

Menjëhere ka qënë reagimi i Xhesika Ndojës në faqen e saj në Instagram, ku ka postuar një foto me një pistoletë me komentin: “Me mendje të keqe.” Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur mes Kallashit dhe Xhesikës, që dikur shoqe bitch, sot ndodhen të ndara me njëra-tjetrën dhe në mes qëndron Gugu.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë