Këngëtarja Rezarta Shkurta ishte e ftuar javën që kaloi në emisionin “Xing me Ermalin” ku ndau mjaft të pathëna për publikun mes të cilave edhe historinë se si e ka përjetuar dhe po ia del që pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Ermal Hoxha nipit t ëish-diktatorit Enver Hoxha.
Por mesa duket ky qenka vetëm fillimi për Rezartën. Edhe pse u pa se ishte në formë mjaft të mirë në emission me Ermal Mamaqin, këngëtarja këtë radhë ka zgjedhur të provokojë përmes rrjeteve sociale.
E veshur me fustan nusërie, dhe me dekoltenë e hapur që tregon gjoksin, Rezarta duket shumë e qeshur dhe në të njëjtën kohë shumë provokuese. Mesa duket i vetmi që i mungon është pikërisht bashkëshorti Ermali.
Ky i fundit ndodhet në burg prej dy vitesh nën akuzën e trafikut të drogës, lidhur me laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.