Tuna po kalon momente të bukura me kunatën (Foto)

tuna3_1480240060-51260Këngëtarja Tuna ka qenë kryefjala e çdo lajmi rozë në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo madje ende vazhdon të jetë pjesë e tyre lidhur me faktin nëse është apo jo shtatzënë me partnerin e saj, Patris Berisha i cili siç dihet tashmë është vëllai i bashkëshortit të Nora Istrefit, Robertit.

Mirëpo gjithë këto lajme dhe kjo rrëmujë mediatike, e kanë bërë Tunën mesa duket të kërkojë disa ditë pushimi dhe paqeje. Ajo ka udhëtuar drejt Greqisë në shoqërinë e vëllait të saj dhe kunatës. Në një video që ka publikuar disa orë më parë në Instagram, ajo shfaqet krahë kunatës së saj duke kërcyer.

“Momente të bekuara me familjen” – është shprehur këngëtarja ndërkohë që ka treguar se ajo ndodhet në një club në Selanik.

Më në fund pak paqe për Tunën!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë