Këngëtarja Adelina Ismaili që nga koha kur ka mbetur shtatzënë është shfaqur shumë pak në media.
Shumë fansa të saj janë kurioz të dinë se si duket ajo në gjendjen e re por siç duket ajo ka vendosur që për gjatë këtyre muajve të mos del në publik.
Mirëpo, ka qenë ditëlindja e burrit të saj Val Krasniqi që e ka sjell Adelinën në rrjetet sociale dhe portalet kosovare.
Vali ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet se bashkë me bashkëshorten e tij po hanin një darkë romantike.
Në foto shihet se Adelina nuk është se ka ndryshuar shumë nga shtatzënia por si çdo herë tjetër kishte vënë në pah gjoksin e saj.