Lidhjen e ngushtë me familjen deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda e tregon herë pas here edhe me postimet familjare që bën në profilin e saj në Facebook.
Sot, deputetja e Parlamentit shqiptar, nënë e dy vajzave dhe një djali, më shumë se kurrë ndihet krenare për Adën, e cila ka nisur një karrierë jashtë politikës. Ajo ka zgjedhur të jetë modele.
E bukur, me linja të rregullta dhe e buzëqeshur përpara aparatit, vajza e vogël e familjes së deputetes tashmë do të jetë edhe një tjetër përfaqësuese modele e njohur, pas Adrola Dushit, e cila ka të njëjtën orgjinë. Mesa duket qyteti i Rrëshenit do të jetë origjina e modeleve që kanë marrë dhe do të marrin famë botërore. E tillë mund të jetë edhe Ada!