Rita Ora feston ditëlindjen krah një aktori shqiptar (Foto)

rita-ora-0087_1480068118-4529699Shohim shpesh në rrjete sociale që personazhe të ndryshme të shoubizit bëhen bashkë në evente të ndryshme jashtë vendit apo ndjekin koncertet e njëri-tjetrit.

Këngëtarja Rita Ora ka sot ditën e saj të lindjes. Ajo e ka pritur 26-vjetorin e saj në Dubai duke performuar në një koncert ku i pranishëm në publik ka qenë edhe aktori i njohur Blerim Destani. Destani ka postuar disa video në “Instastory”, ndërkohë që këngëtarja shqiptare interpretonte në skenë.

Ai ka qenë ndër të parët që i ka uruar Ritës ditëlindjen dhe ka kërcyer të gjitha këngët që Rita performoi mbrëmjen e djeshme.

Duket se Blerimi është një nga fansat e këngëtares shqiptare. Rita ka ngritur gjithë publikun në këmbë me hitin e saj R.I.P. Të dy personazhet tashmë janë të famshëm jashtë kufijve të Shqipërisë, megjithatë mbeten dy shqiptarë që takohen dhe festojnë së bashku një ditë siç është edhe ditëlindja e Rita Orës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë