Kush po i mungon Bleonës? (Foto)

57th-annual-grammy-awards-7qz6oitzvndx_1480084141-2036636Këngëtarja Bleona Qereti, ka një kohë që jeton në SHBA. Ajo punon tërë kohën që më në fund ta arrijë suksesin që gjithmonë e ka ëndërruar.

Meqë po jeton atje, ajo edhe ka përqafuar traditën amerikane. Dje ishte festa Falënderimeve dhe Bleona është shumë falënderuese për familjen që ka. Ajo e ka postuar një fotografi së bashku me prindërit dhe qenin e saj.

Bleona ka shkruar se arsyeja pse është mirënjohëse janë prindërit Nazmi dhe Oli Qereti dhe qeni i saj që ka Instagram, Johnny. Por Bleonës po i mungon shumë vëllai i saj, Bledar Qereti. “Më mungon gjysma ime”, ka shkruar ajo kur iu është referuar të vëllait.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë