Prapë Nismës i ndalët rryma, këtë herë në tubimin përmbyllës

15181279-1845492025687146-6062075664801122054-n

Nismës për Kosovën i janë paraqitur sërish telashe me energji elektrike. Vetëm pak minuta para se të fillonte tubimi përmbyllës i kësaj partie është ndalur rryma duke e pamundësuar zhvillimin e këtij takimi përmbyllës me simpatizantë të këtij subjekti në Drenas, transmeton ‘Indeksonline’.

Nisma akuzon pushtetin në Drenas se ka dorë në këtë punë. Në një reagim dërguar medieve partia e Fatmir Limajt i bën thirrje pushtetit qe të heq dorë nga këto veprime.

Ky takim pritet të mbahet në palestrën sportive në Poklek të në Drenas pasi të rregullohet ky problem.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë