Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.04.2017 (ditë e mërkurë në orë 14:00) shqyrtoi procedurat e iniciuara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
1.Hapet procedura disiplinore ndaj Klubit të Futbollit “FERONIKELI“ nga Drenasi, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRENICA e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas (hedhje e flakadanëve dhe shisheve PVC në drejtim të pankinës së KF “ Drenica “ ku edhe goditet gjyqtari i katërt i ndeshjes. Kërkohet raport plotësues nga Klubi i Futbollit “Feronikeli“ nga Drenasi afati datë 07.04.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 )
2.Hapet procedura disiplinore ndaj Klubit të Futbollit “DRENICA“ nga Skënderaj, për hedhje të flakadanëve dhe ofendimeve drejtuar ekipit nikoqir në ndeshjen e javës së XXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas . Kërkohet raport plotësues nga zyrtaret e klubit të futbollit “DRENICA“ nga Skënderaj, afati datë 07.04.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 31)./gazetaolle/