Drenica ka shkuar në epërsi prej një goli në pushim mes pjesëve në ndeshjen ndaj Prishtinës të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mysafirët kaluan në epërsi në fillimin e ndeshjes. Veliqi shënoi për 1:0 ende pa u bërë minuta e dytë e ndeshjes, duke lënë të shtangur portierin, Ardit Nika.
Ndeshja është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 17-të në Superligë.
.