Haradianaj kërkon nga qytetarët e Drenasit të votojnë Isa Xhemajlajn
Në tubimin përmbyllës të Nismës për Kosovën, ka marrë pjesë edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
Ky i fundit ka kërkuar nga qytetarët e Drenasit qe të votojnë për Isa Xhemajlajn për kryetar të Drenasit.
“Duhet dhënë besim Isa Xhemajlajt jam i ndërum qe jam në Drenas. I kemi njerëzit e dëshmuar këtu si Fatmir Limaj. Duhet më ja dhënë besimin një bashkëluftëtari tonë. Drenasi i ka ofruar gjithçka Kosovës e Kosova shumë pak Drenasit. Ka ardhur dita më ndryshu gjendjen. I ka kaluar dita komunistëve”, ka thënë Haradinaj./DrenicaOnline/