Dy të vdekurit në aksidentin e ndodhur në rrugën Komoran-Caralevë janë nga ky fshat

Dy të vdekurit në aksidentin e ndodhur mes dy veturave në rrugën Komoran – Caralevë, janë nga fshati Rusinovc.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar foto të reja nga aksidenti fatal që ndodhi afër Nekocit.
Për aksidentin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka njoftuar policia. DRENICAONLINE