“NINA DENT” në Drenas ofron shërbime dentare falas për fëmijët me nevoja të veçanta

Komiteti Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara-Komuna e Drenasit, po vazhdon ti përmbushë objektivat e Planit të Punës për vitin 2022.

Edhe një tjetër ordinancë stomatologjike, e gatshme për të ofruar shërbime dentare falas për fëmijët me nevoja të veçanta.

Pas angazhimit të këtij komiteti, gjegjësisht nga bashkëpunimi me disa nga ordinancat stomatologjike, po realizohen shërbimet dentare falas për fëmijët me nevoja të veçanta nga Komuna e Drenasit.

Sot, “Klinika dentare “NINA DENT”, ka filluar vullnetarisht këto shërbime për fëmijët me nevoja  të veçanta (anëtar të HANDIKOS – Drenas), duke u dhënë trajtim profesional gjithëpërfshirës të shërbimeve dentare konform nevojave të adresuara nën një kujdes të madh dhe mjedis të përkushtuar maksimalisht, transmeton DrenicaOnline.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe humanizmin, Dr. Arbnore Krasniqi – dhe stafit të “Klinika Dentare “NINA DENT” – Drenas!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë