Deputeti i PDK-së nga Drenasi: Sot dola në vizitë për oksigjen Drenice

Deputeti i PDK-së nga Drenasi, Ardian Kastrati ka njoftuar se sot ka vizituar 7 fshatra të Drenasit ku thotë se ka marrë oksigjen Drenice.
“Për aq sa zgjati dita vizitova miq, veteran të luftës, votues e përkrahës të PDK-së. Isha në Komoran, Vukovc, Krajkovë, Shtrubullovë, Çikatovë, Zabel, Korroticë dhe Drenas”, ka shkruar Kastrati në Facebook, transmeton DrenicaOnline.
Ai thotë se është i nderuar e i privilegjuar që jeta i jep mundësinë të rrethohet nga miq e familje me virtyte të larta njerëzore që e përmbushin shpirtërisht.
“Përjetë mirënjohës për përkrahjen e juaj në zhvillimin e ideve të mia politike….dhe jo vetëm”, ka shkruar ai.
Deri në vizitën e radhës:
RESPEKT PËR TË GJITHË
JU. FALEMINDERIT!