Ky është personi i arrestuar në Drenas për vjedhje të rëndë, u kap në flagrancë

DrenicaOnline sot raportoi për një rast të vjedhjes së rëndë të ndodhur në komunën e Drenasit. Rasti tani është konfirmuar edhe nga policia.

“Mbrëmë rreth orës 18:00, nga zyrtarët policor të stacionit Drenasit, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar i cili me forcë kishte depërtuar brenda një shtëpie, është arrestuar në flagrancë, nga ana e policisë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar F.K, mashkull 21-vjeç, është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë