Treni godet një veturë në Baicë të Drenasit, foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Baicë të Drenasit, raporton DrenicaOnline.

Treni i linjes Pejë-Prishtinë ka goditur një veturë me targa civile të tipit ‘Pasat’, me çrast dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit ku shihet vetura e dëmtuar dhe treni i ndalur.

Policia e trafikut është paraqitur në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin./DrenicaOnline.com/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë