Aksident fatal afër Komoranit, viktima mbetet i shtrirë në mes të rrugës (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, mes Krronit të Mbretit dhe Komoranit, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor.

Rastin e ka konfirmuar për DrenicaOnline, zyrtari për informim në polici, Bajram Krasniqi.

“Më ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka gotitur një këmbësore. Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”, tha Krasniqi për DrenicaOnline.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë