Besa Gashi është zhdukur në tërësi nga syri i opinionit gati që dy vjet, duke qenë edhe pa llogari në rrjete sociale.
E një rikthim të saj në opinion, e ka bërë Tuna, një prej mikeshave më të mira të saj.
Të dy shoqet e kahmotshme kanë marrë pjesë mbrëmë në një event në Tiranë.
Besa nga Drenasi shfaqet e veshur tërësisht në të zeza por me bukurinë e njëjtë që e ka karakterizuar gjithmonë, që prej ditës kur doli në publik si Miss Kosova, rreth një dekadë e gjysmë më parë./Sinjali/