Në futbollin kosovar vazhdon të jetë prezent racizmi.
Futbollisti i Drenicës, Shkëlzen Lushtaku ka qenë protagonist i ndeshjes ndërmjet ekipit të tij ndaj Gjilanit.
Kapiteni drenicas e ka fyer në fakt në baza raciste futbollistin e gjilanasve, Elton Cale, shkruan “Gazeta Express”.
Në një video të publikuar, shihet mbrojtësi drenicas duke e fyer futbollistin kundërshtar, me ç’rast një tifoz i reagoi atij duke e mbrojtur lojtarin brazilian.
Lojtari ka kërkuar falje publike përmes një postimi në rrjetet sociale.
Për këtë gjest aspak sportiv, Lushtaku është gjobitur nga klubi i tij me 400 euro nga klubi i tij, Drenica, e cila ndër të tjera e ka lëshuar një komunikatë për media.

Ndërsa, ndaj fyerjes raciste të tij ka reaguar edhe klubi i Gjilanit, i cili kërkon dënimin e Lushtakut, derisa ka treguar se për këtë është ankuar edhe në UEFA.
Në fund të reagimit të gjilanasve mund ta shihni edhe videon e incidentit. /Gazeta Express/