Lladrovci përgëzon Remzi Ejupin për dekoratën nga Presidenti Meta

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar z. Remzi Ejupin, me rastin e dekorimit me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit”, nga Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Ky urdhër, miku im Remzi, është plotësisht i merituar dhe shumë i qëlluar, andaj, uroj që edhe më tej të vlerësohet kontributi Juaj i gjithanshëm atdhetar, ka shkruar z. Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:

Presidenti i Shqipërisë, Sh. T. Z. Ilir Meta, ka dekoruar Remzi Ejupin me urdhërin “Kalorës i urdhrit të flamurit”.

Në pamundësi për të qenë i pranishëm në këtë solemnitet, të përgëzoj nga zemra miku im, Remzi, për këtë vlerësim të çmuar për Ty dhe Familjen Ejupi nga Presidenti Meta, për kontributin e madh atdhetar.

Ky urdhër, miku im Remzi, është plotësisht i merituar dhe shumë i qëlluar, andaj, uroj që edhe më tej të vlerësohet kontributi Juaj i gjithanshëm atdhetar!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë