‘Luftimet ishin të ashpra në Llapushnik, por dëshmori Mentor Gashi qëndroi i palëkundur deri në rënjen në altarin e lirisë’

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë së enjtes ka vizituar familjen e dëshmorit Mentor Gashi nga Llapushniku i Drenasit, shkruan DrenicaOnline.
“Mentori ishte shumë i ri në moshë, por kjo nuk e pengonte e asgjë s’mund ta ndalonte për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte kudo në mesin e luftetarëve, motivi i tij ideali për liri ishin më të mëdha sesa çdo rrezik që mund t’i kanosej”, ka thënë Mehaj.
Postimi i Mehajt:
Në fshatin Llapushnik të Drenasit, vizitë në familjen e dëshmorit, Mentor Gashi.
Mentori ishte shumë i ri në moshë, por kjo nuk e pengonte e asgjë s’mund ta ndalonte për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte kudo në mesin e luftetarëve, motivi i tij ideali për liri ishin më të mëdha sesa çdo rrezik që mund t’i kanosej.
Luftimet ishin të ashpra në Llapushnik, por ai asnjëherë nuk e lëshoi vendlindjen e tij, qëndroi i palëkundur deri në rënjen në altarin e lirisë.
Familjet e dëshmorëve janë ato që na dhurojnë forcë e vullnet për të punuar çdo ditë në shërbim të kombit tonë.
Nderime të përjetshme!