Gjobitet njëri nga marketet më të mëdha në Drenicë, mashtroi konsumatorët me çmime (Foto)

Në saje të bashkëpunimit të mirë me qytetarë, të cilët po tregojnë qytetari të lartë, duke bashkëpunuar me institucionet komunale, Inspektorët e Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës së Skenderajt, kanë gjobitur njërën nga qendrat e mëdha tregtare, pasi është konstatuar mashtrim me çmimin e produktit ushqimor.

Sipas aktvendimit zyrtar të Drejtorisë së Inspekcionit, qytetari që e ka denoncuar rastin, ka paguar produktin me çmimin prej 3.79 euro, edhe pse i njëjti ka qenë në zbritje 3.19 euro, shkruan DrenicaOnline.

Inspektorët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë vlerësuar dëshmitë, kanë konstatuar veprën, e cila bie në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtje të Konsumatorit. Për këtë shkelje, qendra tregtare është gjobitur në vlerën e 500 eurove.

Komuna e Skenderajt fton të gjithë qytetarët që të vazhdojnë bashkëpunimin e deritanishëm me Komunën e Skenderajt, e cila nuk do të bëjë përjashtime kur vihet në pyetje interesi i qytetarit, në mirën e përgjithshme publike./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë