Feronikeli, po kalon formë fantastike

Feronikeli, po kalon formë fantastike në stinorin pranveror në Vala Superligë, pavarësisht që janë mënjanuar nga Kupa e Kosovës.

Në pesë ndeshjet e zhvilluara deri me tani, “Nikli” ka po aq fitore, raporton KTV.

Ndër më meritorët për këtë formë të mirë, është edhe futbollisti, Ahmet Haliti. Ai njihet si qendërmbrojtës, por në disa ndeshje, ka luajtur në pozitën e mesfushorit.

Madje, ka arritur të zëvendësoi shumë mirë, të lënduarit, Behar Maliqi e Mentor Zhdrella.

Në një intervistë për Sportin në KTV, Haliti ka thënë se është i gatshëm të luaj aty ku kërkon trajneri i tij, Afrim Tovërlani.

Ai e pranon se skuadra po kalon formë të mirë dhe beson se kjo ecuri nuk do të ndalet edhe nw ndeshjet e ardhshme.

Haliti theksoi se do të jetë vështirë për të rrëmbyer titullin, por ka besim të plotë te bashkëlojtarët.

Ahmet Haliti ka qenë ndër lojtarët e rrallë në Superligë që ka luajtur në të gjitha ndeshjet këtë sezon. Ai është paraqitur në 22 ndeshje për Feronikelin, por nuk ka shënuar asnjë gol deri me tani.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë