Përleshje në Çikatovë e Re/ I dyshuari tenton t’i ther me thikë dy persona, i bie vetit

Një i dyshuar ka pas një konflikt verbal me dy viktimat meshkuj në Çikatovë e Re të Drenasit.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka tentuar ti godas me thikë të dyshuarit dhe gjatë përleshjes ka lënduar vetën me thikën e tij, e cila është sekuestruar nga njësiti policor, transmeton DrenicaOnline.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në mesditë.

I dyshuari kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë