Policia e Drenasit i gjen armë në çantë të dyshuarit nga Shtutica

Policia e Drenasit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz në fshatin Shtuticë, shkruan DrenicaOnline.
“Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz. I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është regjistruar të mërkurën në orën 00:30./DrenicaOnline/