Ja çfarë shkruante gazeta ‘Bujku’ në një artikull për situatën në Drenas me 1996

Lulzim Nika ka postuar një artikull të gazetës Bujku i cili fliste për situatën në Drenas në vitin 1996. Ai thotë se policia serbe kishte ndërprerë Akademinë Përkujtimore për Luften e Drenicës të prire nga Shaban Polluzha, të orgonizuar nga të gjitha subjektet politike të Skënderajt dhe Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
“Bashkë me Jakup Krasniqin kishim pasur disa takim me perfaqësusit e Skënderajt për të organizuar këtë akademi. Policia serbe ushtroi dhunë çnjerëzore ndaj meje dhe Jakup Krasniqi”, ka shkruar Nika në profilin e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
E shtune me 23 shkurt të vitit 1996, gazeta “Bujku”, ndër të tjera jep edhe këtë informacion për situatën në Drenas. Policia serbe kishte ndërprerë Akademinë Përkujtimore për Luften e Drenicës të prire nga Shaban Polluzha, të orgonizuar nga të gjitha subjektet politike të Skënderajt dhe Drenasit.
Tre nga disa të arrestuar me procedurë të shpejtë u burgosën dhe u dënuan.
Bashkë me Jakup Krasniqin kishim pasur disa takim me perfaqësusit e Skënderajt për të organizuar këtë akademi. Policia serbe ushtroi dhunë çnjerëzore ndaj meje dhe Jakup Krasniqi.
Shtëpia ime ishte bastisur nga forcat serbe dhe kishte konsfikuar një armë.
Përveç se isha burgosur unë, policia serbe kishte arrestuar edhe babain tim me preteksin për armëmbajtje pa leje.
Edhe pse ishin kohë te vështira vullneti për ti kujtuar këta trima nuk mungonte.