Pamje se si do të dukej Kompleksi i Varrezave të Veteranëve të UÇK-së në Drenicë

Ish kryetari i Komunës së Skenderajt ka publikuar pamje se si do të dukej Kompleksi i Varrezave të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilin së bashku me OVL-UÇK, dega në Skenderaj ka hartuar projektin dhe kishin planifikuar ndërtimin e tij afër Kompleksit të Dëshmorëve në Marinë, ku do të varroseshin veteranët e UÇK-së, të vdekur pas luftës sonë.

Ai shpreson se qeverisja aktuale në Skenderaj do ta merr me prioritet dhe ta realizojë sa më parë këtë projekt.

“Në rrugën tonë të Lirisë dhe Pavarësisë secili ka kontributin dhe meritat e tij, kontributi i secilit është i vlefshëm dhe pjesë e historisë sonë të lavdishme, andaj nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë tjetër përveç ruajtjes dhe promovimit të saj”, ka thënë Jashari.

Ai tha se ruajtja e identitetit tonë është obligim i secilit prej nesh.

“Lavdi secilit të rënë për Liri e Pavarësi, mirënjohje të thellë për secilin që dha kontribut në çlirimin e vendit tonë nga okupatori serb”, ka thënë ai./DrenicaOnlime/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë