Bie një ortek i madh në Brezovicë, mund të kishte pasoja fatale

Gjatë ditës së sotme ka rënë një ortek i madh në Brezovicë, saktësisht tek vendi i quajtur “Qafa e Luanit”.
Indeksonline ka siguruar pamje nga atje, ku shihet që ka rënë orteku i madh.
Rënia e këtij orteku mund të kishte pasoja fatale, mirëpo sipas burimeve të Indeksonline, situata vijon të jetë e qetë.
Kujtojmë që ditë më parë Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka paralajmëruar se, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve.
Në njoftimin e tyre është bërë e ditur se rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por eksiston edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore.


