Pas gati 8 muajsh, Arbër Zeneli po i kthehet fushës

Arbër Zeneli është afër të rikthehet në fushën e gjelbërt.

Gati 8 muaj pas këputjes së ligamenteve, ylli kosovar ka nisur stërvitjet e para me top. Lajmin e ka publikuar babai i futbollistit, Avni Zeneli.

Arbëri ka gjasa që të rikthehet në formacionin e Reimsit në fillim të muajit mars.

Zeneli kishte këputur ligamentet në ndeshjen parapërgatitore ndaj Auxerre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë